Gazetari i BIRN, Gjergj Erebara deklaroi sot në emisionin ‘Pikat mbi I’ në ‘News24’ se afera me inceneratorët është skema më e madhe piramidale në Shqipëri, pas asaj të vitit 1997.

Sipas tij, fajtorë për këtë skemë abuzimi janë të gjithë institucionet që kanë përgjegjësi për tenderat e lidhura mes kompanive.

“Paratë merren nga buxheti dhe i jepen një kompanie të krijuar për inceneratorin e Elbasanit. pronarja e Kompanisë quhet Stela Gugallja. Në rastin e inceneratorëve skandalozja është se kompanitë kanë kalateral me 100 mijë leke. Të gjitha punimet janë paguar 100-fish nga taksapaguesit dhe aksioneri nuk ka asnjë para për të investuar. Nëse aksioneri i hedh paratë e veta dhe më pas i akumulon nga qeveria. Ndërkohë që në këtë rast ka pasur 100 mijë leke dhe është investuar nga qeveria. Kjo është jo vetëm një bombë mjedisore, por dhe politike. Ndaj e shohim të agravaruar qeverinë. S’keni parë asgjë akoma, pasi dokumentet janë të nxehta dhe një prokurori do i shikonte shumë mirë. Është aferë e rëndë korruptive.
Kjo është skema më e madhe piramidale në Shqipëri, pasi asaj të 1997. S’ka padituri financiare. I gjithë zinxhiri i qeverisë është pjesë e fajit. Institucione të ndryshe, kanë faj.”, tha Erebara.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb