Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) është tashmë aeroporti me fluksin më të lartë në rajon, me mbi 2.8 milion pasagjerë vetëm gjatë 4 muajve të parë të vitit 2024. Kjo falë edhe linjave të reja dhe rrjedhimisht i mundësive për lidhje me vendet që më parë nuk arriheshin lehtesisht.

Më datë 29 prill, u mbajt në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës konferenca për shtyp ku u ndanë rezultatet rekord në fluksin e udhëtarëve si edhe suksesi që Iberia ka patur me vendosjen e linjës së parë mes Tiranës dhe Madridit. Në konferencë ishin prezentë edhe përfaqësues të British Airways, duke qenë se së bashku me Iberia janë pjesë e grupit IAG.

“Ne kemi arritur tashmë mbi 2.8 milionë pasagjërë në TIA, që është 65% më shumë se e njëjta periudhë, vitit e kaluar.  Këto shifra e bëjnë Tiranën aeroportin me më shumë fluks në ballkan, përjashtuar Athinën. Druaj se mund t’ia kemi kaluar edhe Sofjes me këto të dhëna. Kjo tregon se sa shumë është rritur trafiku ajror nga kompanitë si Iberia dhe British Airways, që po sjellin gjithnjë e më shumë njerëz për të vizituar shqipërinë. Ne shpresojmë që ta mbyllim vitin me 9.3 milionë pasagjerë. Për një vend me 2.8 milionë banorë, kjo është më shumë sesa thjeshtë shifra. Turizmi po bëhet një element i rëndësishëm në PBB të këtij vendi dhe aeroporti është një prej faktorëve pozitiv. Kjo është një sfidë për skuadrën tone dhe për Kastrati Group. Ne duam të sigurohemi që eksperienca që marrin pasagjerët kur vijnë dhe ikin nga Aeroporti i Tiranës, të jetë më e mira e mundshme. Siç e shikoni ne po investojmë dhe po shtojmë vendqendrimet e avionëve, po zgjerojmë terminalin dhe po zgjerojmë pistën. Ne duam që njerëzit që vijnë këtu me Iberian, me British Airways, apo me çfarëdo linje tjetër, të ndjehen të mirëpritur.” tha Piervittorio Farabbi, Drejtor I Pergjithshem i Operimeve në TIA.

Një prej linjave më prestigjioze e me te perpiketa në botë, Iberia, ju shtua së fundmi listës së linjave që operojnë në Shqipëri, duke e lidhur Tiranën me Madridin tre herë në javë. Përmes Madridit, tashmë udhetarët nga Shqipëria kanë mundësi të lidhen me të gjitha kontinentet dhe të përfitojnë nga lista e pasur e lidhjeve të Madridit me Amerikën Latine, Amerikën e veriut si edhe me Azinë.

“Shqipëria po përjeton një “boom” të vërtetë në sektorin e turizmit, ku shifrat e turistëve rriten muaj pas muaji. Ne jemi fokusuar në menaxhimin e pasagjerëve që hyjnë dhe dalin nga Tirana, në muajt e verës. Shumë shtetas spanjollë po vijnë për të eksploruar Shqipërinë. Por, përgjegjësia ime është që të çojmë nga Shqipëria dhe nga të gjitha vendet e tjera sa më shumë udhëtarë, për të zbuluar destinacionet e Spanjës, siç kemi bërë me rrjetin tonë në SHBA dhe Amerikën Latine. Pra, ne shpresojmë që me suksesin e fluturimeve në verë, më shumë njerëz nga Shqipëria të vijnë tek ne.” tha Carmen Giraud, Menaxhere Shitjesh për Europën, Lindjen e Mesme dhe Azinë

Iberia dhe British Airways janë dy prej linjave më te mirenjohura në botë dhe prezenca e tyre në një aeroport është garanci për standart e qendrushmëri, siç  edhe konfirmojne operimet e British Airways gjate ketyre viteve ne TIA.

“E kujtoj momentin kur nisëm punën në Shqiperi, në vitin 2006, dhe tregu ishte i etur për t’u rritur dhe për të ndërtuar rrugën tonë, me 3 fluturime në javë. Pandemia na goditi financiarisht por u rikthyem më të fortë se kurrë dhe vitin e kaluar patëm 306 milionë pasagjerë. Për 5 vitet e ardhshme kërkojmë të investojmë 5 milionë paund, me shume avionë të rinj ng ate cilet 30 airbus.” tha Emil Delibashev, Menaxher Komercial Rajonal për British Airways

Linjat që tërheqin vëmendjen e pasagjerëve përbëjnë interes shumë të lartë edhe për operatorët turistikë, ndaj dhe Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës organizoi edhe një takim të veçantë ku Iberia dhe British Airways paten mundësi të ndanin me operatorët turistikë planet e tyre të biznesit, produktet qe ofrojne si dhe destinacionet me te cilat do te lidhin Shqipërinë.

Për t’ju përgjigjur fluksit të lartë të turistëve që pritet të ketë këtë sezon, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, ka përgatitur një plan të mirëpërcaktuar përsa i përket aspektit operacional dhe organizativ. Prej kohësh janë hapur vende pune sezonale si edhe po bëhet gati shtesa e terminalit, duke shtuar keshtu porta të reja. Të gjitha këto arritje dhe rezultate rekord jane rrjedhojë e përpjekjeve afat-gjata të stafit të aeroportit për të lidhur marrëveshje të reja me linjat ajrore, të Autoriteteteve shtetërore që kanë dhënë suportin e duhur për të zhvilluar këtë plan rritjeje dhe të vizionit të Kastrati Group për të investuar strategjikisht për të kthyer aeroportin e Tiranës në portën më të madhe ne vend të hyrjes dhe daljes së udhëtarëve.

Tia2
Tia2
Tia33
Tia33
Tia4
Tia4
Tia5
Tia5

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb