Rumania do të dërgojë furnizime dhe pajisje me vlerë 3 milion euro në Ukrainë dhe ka ofruar të kujdeset për të plagosurit në spitale ushtarake dhe civile, bëri me dije zëdhënësi i qeverisë Dan Carbonaru.

Furnizimet që do të dërgohen përfshijnë karburant, municione , jelek antiplumb, helmeta, pajisje ushtarake, ushqim dhe ujë, shtoi ai.

Në bashkëpunim me autoritetet kufitare ukrainase, ambulancat rumune do të marrin fëmijët, gratë shtatzëna dhe të moshuarit që presin në radhë të gjata për të kaluar kufirin me Rumaninë në vendkalimin verilindor të Siretit, duke përshpejtuar procesin.Gjithashtu edhe Portugalia dërgon pajisje ushtarake në Ukrainë

“Portugalia do të mbështesë Ukrainën duke dërguar pajisje ushtarake me kërkesë të autoriteteve të vendit”, tha Ministria Portugeze e Mbrojtjes.

“Portugalia do ta furnizojë Ukrainën kryesisht me” jelek antiplumb, helmeta, syze për shikimin e natës, granata, municione të kalibrave të ndryshëm “ose me” automatikë G3”, sqaroi Ministria e Mbrojtjes.

Përveç Portugalisë, dërgimin e pajisjeve ushtarake kanë paralajmëruar edhe vende të tjera evropiane si Gjermania, Franca dhe Çekia .

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: