Ylli i mediave sociale e fiksuar pas operacioneve plastike, Mary Magdalene, ka pohuar se është sulmuar në një aeroport kohët e fundit.

25-vjeçarja, e cila mburret me implantet e gjoksit më të mëdha në botë, pretendoi në Instagram se ishte prekur nga një ‘lesbike’ e sigurisë së aeroportit, e cila e veçoi për shkak të pamjes së saj epshore.

“Fillova të qaj”, tha modelja amerikane. “Ajo ishte duke qeshur, teksa mw detyronte të hiqja pjesën e sipërme dhe më pas filloi të më përkëdhelte”.

Meri tha se i tha rojes së sigurisë që të mos e prekte më, përpara se një gardiane tjetër femër aty pranë të ndërhynte dhe t’i thoshte gruas që të ndalonte.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Vetëm për shkak se dikush duket seksi nuk të jep të drejtën ta sulmosh!” vazhdoi ajo.

‘Ishte një lezbike. Shumica e rasteve që më sulmojnë janë femrat, janë të semura!

‘Thuaj çfarë të duash për mua, por mos më prek! Një botë plot me të sëmurë, kjo botë në të cilën jetojmë. Njerëzit mendojnë se është në rregull të prekësh gjoksin e të huajve pa pëlqimin e tyre!’

Njerëz të sëmurë absolutisht të neveritshëm!, shtoi ajo.

“Kjo logjikë është kaq e çrregulluar mendërisht. Nëse mendoni kështu, ju lutemi kërkoni ndihmë.’

Më pas Meri postoi një përgjigje nga një ndjekëse femër në Instagram, e cila e fajësoi atë për incidentin.

‘Lmao. Ju dukeni e çuditshme, prandaj dhe njerëzit sillen çuditshëm ndaj jush, gjë që është shumë normale. Ti je problemi”, ka shkruar ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb