Policia e Bulqizës ka vendosur në pranga 29-vjeçarin Alfred Cera.

I riu dyshohet se përndiqte e kërcënonte në mënyrë sistematike një 31-vjeçare, nëpërmjet mesazheve në telefon.

Për rastin, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:
Bulqizë

Përndiqte dhe kërcënonte në mënyrë të vazhdueshme një shtetase, arrestohet në flagrancë nga Policia 29- vjeçari.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Alfred Cera., 29 vjeç, banues në Bulqizë.

Arrestimi i tij u bë pasi, ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një 31- vjeçare, si dhe e ka kërcënuar e shantazhuar nëpërmjet mesazheve në telefon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb