GRAMSH
Qytetarët e Gramshit kanë dalë në protestë, e para jo partiake në 31 vite demokraci, kundër rritjes së çmimeve, si të karburantit apo produkteve bazë të shportës ushqimore dhe plehrave kimike.
Protesta u zhvillua në hyrje të qytetit ku qytetarët bllokuan të dyja rrugët kryesore. Për më shumë se 40 minuta protestuesit bllokuan me dhjetëra automjete.
Të pranishëm ishin edhe forcat e policisë dhe zjarrfikëses si dhe një autoambulancë. Gjatë protestës pati incidente të vogla, ku drejtuesit e automjeteve u konfliktuan me protestuesit për bllokimin e rrugës.