Moderatori dhe aktori i njohur shqiptar, Devis Muka, është bërë baba për herë të dytë.
Ditën e sotme ka ardhur në jetë djali i tij, të cilit i kanë vendosur emrin Eidan.
“Eidan… mirë se erdhe birim. Është bukur kur i dhuron jetë viteve, dhe jo vite jetës”, shkruan Devisi.
Ai dhe partnerja e tij po ashtu janë prindër të një vajze 6-vjeçare.
