Real Madrid është shumë afër nënshkrimit me Kylian Mbape, i cili pritet të largohet nga PSG-ja në fund të këtij sezoni me parametra zero. Por duket se madrilenët nuk do ta kenë të lehtë pasi së fundmi në garë për shërbimet e francezit ka hyrë edhe Barcelona.

Në Spanjë besohet se Barça po mendon të afrojë Mbappe, pasi besohet se afrimi i tij mund t’i kushtojë më pak se Haaland, i cili vlerësohet me 81 milionë euro.

Talenti francez nuk e ka zgjedhur ende se çdo të bëjë në të ardhmen, edhe pse prej kohësh e ka shprehur pëlqimin për Real Madrid, por me Barcelonën në garë, Ancelotti do ta ketë akoma më të vështirë afrimin e 23-vjeçarit në kryeqytetin spanjoll.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb