Deklaratat Moska ka bërë që të aludohet se Rusia po zvogëlon synimet për pushtim, pasi ministria e Mbrojtjes atje tha se do të fokusohej në çlirimin e Donbasit.

Në dritën e këtyre komenteve, zhvillimet rreth lëvizjeve të trupave do të jenë në qendër të vëmendjes, me disa të dhëna që mbështesin nocionin se forcat e armatosura të Rusisë po ndryshojnë rrugën.

Kryetari i bashkisë së Slavutych, ku jetojnë punëtorët e termocentralit bërthamor të Çernobilit, tha këtë mëngjes se trupat ruse ishin larguar nga qyteti, pas raportimeve gjatë fundjavës se ata e kishin pushtuar atë.

Ndërkohë, forcat e armatosura të Ukrainës thanë në orët e para të mëngjesit të sotëm se disa trupa ruse po tërhiqeshin nga rajoni i Kievit në Bjellorusi.

“Rigrupimi i njësive individuale nga Distrikti Ushtarak Lindor vazhdon”, thuhet në një postim në faqen e Forcave të Armatosura të Ukrainës në Facebook.

“Njësitë që kanë pësuar humbje të konsiderueshme gjatë operacioneve sulmuese zakonisht vendosen në Bjellorusi për të rivendosur aftësinë luftarake”.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb