Paraqitja e Karim Benzemas në Champions League kundër Chelsea e ka vendosur atë në faqet e para të të gjitha gazetave të botës. Francezi shënoi hat-trickun e tij të dytë radhazi në kompeticionin më të madh europian të futbollit.

Nuk mund të mungonin disa fjalë për Benzeman, nga njeriu që i ka besuar më shumë. Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez flet për Sky Sport, pas fitores 1-3 të Loss Blancos ndaj Chelseat në çerekfinalen e parë.

“Benzema është sulmuesi më i mirë në botë” – u shpreh Perez.Edhe pse nëpër media qarkullojnë se në Madrid mund të zbarkojnë emra të mëdhenj si Mbappe ose Haaland, “babai”, ashtu siç e konsideron vetë sulmuesi 34 vjeçar, e ka bomberin e tij në skuadër.

3e
3e

Ashtu siç të gjithë e dijnë tashmë, marrëdhënia mes Benzemasë dhe numrit një të klubit gjigand të La Liga ka qenë dhe mbetet tejet e mirë. Gjatë gjithë këtyre viteve, shpërblimi për besimin e dhënë që në fillim, ka qenë i madh.

Karim ka kontribuar jashtëzakonisht shumë. Ai ka shënuar rregullisht çdo vit futbollistik, si në Champions League, ashtu edhe në kampionat.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb