Kreu i shtetit Ilir Meta deklaroi këtë të enjte se gjatë mandatit të tij nuk ka qenë i qetë sepse është ndjerë i tradhtuar nga opozita, madje edhe nga ish-partia e tij.

Gjatë intervistës për “Syri.tv”, Meta tha se edhe pse nuk ka qenë një Presidencë perfekte, ka qenë e jashtëzakonshme në shumë dimensione në mbrojtje të Kushtetutës dhe të shtetit ligjor

Pjesë e fjalës së Metës:

Kam qenë vetëm i tradhtuar dhe i provokuar nga të gjitha drejtimet. Unë nuk kam qenë i qetë sepse nuk kam pasur të qarta disa gjëra, jo në raport me zotin Basha sepse për atë kam qenë shumë i qartë dhe ja kam shprehur të gjithëve këtë fakt.

Ndaj jam sot i qetë sepse jam i qartë për të ardhmen. Jam i qetë sepse i kam fituar të gjitha betejat, ne “Venecia” dhe këtu, në mbrojtje të Institucionit të Presidentit.

Qetësia ime aktuale vjen nga bindja, që edhe pse nuk ka qenë një Presidencë perfekte, ka qenë e jashtëzakonshme në shumë dimensione dhe e papërsëritshme, në mbrojtje të Kushtetutës dhe të shtetit ligjor. Jam Presidenti i vetëm me më pak kompetenca në Republikën e Shqipërisë.

President i minuar dhe nga lidershipi i opozitës, dhe i minuar edhe nga ish-partia e tij, që me ose pa dashje më tradhtoi duke mos më mbështetur në të gjithë idetë dhe qëndrimet e mira si President.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb