Qeveria në Johannesburg ka njoftuar se numri i të vdekurve në Afrikën e Jugut nga përmbytjet shkatërruese si pasojë e shirave të dendur ka arritur në 306, ndërsa shumë rrugë janë shkatërruar dhe shumë shtëpi janë shembur.

Qyteti port lindor Durban në provincën KwaZulu-Natal u godit më rëndë nga përmbytjet.

“Deri në mbrëmjen e 13 prillit, jemi informuar se numri i të vdekurve nga fatkeqësia e përmbytjeve në provincën KwaZulu-Natal është rritur në 306 njerëz”, tha Nonala Ndlovu, zëdhënësja e departamentit provincial të menaxhimit të fatkeqësive.

Ndërkohë, presidenti Cyril Ramaphosa i quajti përmbytjet një “katastrofë” dhe një “fatkeqësi”.

Duke theksuar se fatkeqësia është pjesë e ndryshimeve klimatike, presidenti Ramaphosa u zotua se qeveria do të bëjë çmos për të trajtuar nivelin shkatërruese të përmbytjes. Ai shtoi se të prekurve do t’u ofrohet ndihmë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb