TIRANE- Komisioni i Disiplinës ka zbardhur sot vendimet lidhur me ngjarjet e ndodhura në javën 21-të të Kategorisë Superiore. Në vendimet e marra sot, bie në sy dënimi i trajnerit shkodran Armando Cungu. Trajneri i Vllaznisë, është dënuar me dy javë pezullim për protesta me fjalë ofenduese ndaj gjyqtarëve të ndeshjes.

Ndërkohë edhe klubi i Tiranës është dënuar me 1 mln lek gjobë për veprimin e disa futbollistëve ndaj ish-portierit Stivi Frashëri që nuk i dhanë dorën. Gjithashtu gjobë me 50.000 lekë për ekipet e Flamurtarit, Vllaznisë dhe Kukësit për ofendime në kor ndaj ekipeve kundërshtare.
Vendimet e plota:

1.KF “Flamurtari”, KF “Vllaznia” dhe KF “Kukesi”, për shkak te ofendimeve ne kor ndaj ekipeve kundërshtare, denohet secili me 50.000 (pesëdhjetëmijë) leke gjobe , bazuar ne nenin 66/1 te KDS.

2.Tranjeri i KF “Vllaznia”, Armando Cungu, për protesta me gjeste dhe fjale ofenduese ndaj zyrtareve te
ndeshjes, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 48/2.a te KDS.

3.KF “Tirana”, për sjellje diskriminuese ndaj kundërshtarit, dënohet me 100.000 (njëqindmijë) leke gjobe, bazuar ne nenin 57 te KDS.

4.Lojtari i KF “Mamurrasi”, Rezart Maho, për goditje me bërryl ndaj lojtarit kundërshtar, dënohet me 5 (pese) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 48/1.e te KDS.

5.KF “Burreli”, për hedhje te sendeve te forta ne fushën e lojës, dënohet me zhvillimin e 2(dy) ndeshjeve pa tifozë ne stadiumin përkatës, bazuar ne nenin 66/1.a te KDS.

6.Lojtari i KF “Lushnja”, Bekim Kuli, per goditje me koke ndaj lojtarit kundërshtar, dënohet me 5 (pese) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 48/1.e te KDS.

7.Lojtari i KF “Elbasani” U-19, Raxhjan Sulkja, per sjellje jo sportive ndaj zyrtarit te ndeshjes, denohet me 4(kater) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 49/1.a te KDS.

8.Lojtari i KF “Pogradeci” U-19, Eljo Bego, per sjellje jo sportive ndaj zyrtarit te ndeshjes, denohet me 4 (kater) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 49/1.a te KDS./panoramasport
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: