Autoritetet mjekologjore ukrainase kanë njoftuar se në bazë të hetimeve të kryera mbi dhjetra kufoma, rezulktoi se trupat ruse fillimisht i kishin përdhunuar gratë ukrainase e më pas i kishin vrarë në mënyra makabre.

Bëhet fjalë për dhjetra autopsi të kryera mbi kufomat e gjymtuara nga Bucha, Irpin dhe Borodianka, ku shumë prej tyre tregojnë shenja torture dhe vrima të shumta plumbash në shpinë.

Disa janë shpërfytyruar aq keq apo edhe u janë prerë koka sa hetuesit nuk kanë qenë në gjendje t’i identifikojnë.

“Ne tashmë kemi disa raste që sugjerojnë se këto gra ishin përdhunuar. para se të qëllohej për vdekje. Nuk mund të japim më shumë detaje pasi kolegët e mi janë ende duke mbledhur të dhënat dhe ne kemi ende qindra trupa për t’u ekzaminuar. Ka shumë trupa të djegur dhe trupa të shpërfytyruar rëndë që është thjesht e pamundur të identifikohen. Fytyra mund të bëhet copë-copë, nuk mund ta bashkosh sërish, ndonjëherë nuk ka fare kokë”, tha Vladyslav Pirovskyi, një mjek ligjor ukrainas që kreu autopsitë, raportoi Daily Mail.

Ekipi i tij ka analizuar 15 trupa në ditë, ku shumica e tyre janë vrarë nga të shtënat automatike.

Provat i janë kaluar prokurorit të lartë të rajonit, Oleh Tkalenko, për hetime të mëtejshme.

Një mjek në veri të Kievit tha se është e vështirë të gjesh shenja përdhunimi dhe abuzimi seksual sepse trupat janë në gjendje shumë të keqe.

Rusia ka mohuar të ketë shënjestruar civilët pavarësisht historive të shumta të përdhunimeve në grup, abuzimit seksual përpara fëmijëve, torturave dhe ekzekutimeve për të dalë nga lufta barbare.

Një mision i Kombeve të Bashkuara në Bucha dokumentoi “vrasjen e paligjshme, duke përfshirë ekzekutimin e përmbledhur, të rreth 50 civilëve atje”, tha Zyra e Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut e OKB-së.

Në të njëjtin qytet, 25 gra të moshës 14 deri në 25 vjeç u mbajtën në një bodrum dhe u përdhunuan sistematikisht, me nëntë nga gratë që mbetën shtatzënë në një rast të regjistruar tani nga komisionerja për të drejtat e njeriut Lyudmila Denisova.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: