Një aksident i rëndë është shënuar në Drenas të Kosovës.

Mediat atje shkruajnë se në aksident janë përfshirë 5 makina dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur 10 persona.

Ndërkohë bëhet e ditur se policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e aksidentit.

“Rreth orës 15:00 është raportuar për aksidentin e ndodhur në fshatin Abri e Epërme në vendin e quajtur Garrapole. Deri më tani bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë pesë automjete dhe për pasojë dhjetë persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor, përderisa janë shkaktuar dhe dëme materiale”, tha zëdhënësi i policisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb