Digjet një makinë në dalje të tunelit Elbasan-Tiranë. Gazetari Igli Çelmeta raportoi për “BalkanWeb” se makina ka qenë duke ecur, kur është përfshirë nga flakët.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, teksa mjeti është djegur plotësisht. Sipas informacioneve të para, dyshohet se zjarri ka ardhur për shkak të një defekti elektrik në automjet.

  • foto galeri
  • foto galeri

Informacion paraprak
Më datë 09.05.2022, rreth orës 09:45, në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, gjatë lëvizjes, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A. A., banues në Elbasan, ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht. Nuk ka dëme në njerëz.

Vijon puna nga grupi hetimor, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: