Kukësi u mposht 2-1 në transfertë nga Vllaznia. Nuk mund të jetë assesi i kënaqur trajneri i verilindorëve, Diego Longo, në intervistën e zakonshme pas ndeshjes.

“Jam shumë i mërzitur, por po shihja golin e dytë në dhomat e zhveshjes. Nuk dua të gjykoj, por dua të di, kjo vijë ju duket normale?(Pasi sheh ritransmetimin e golit të dytë).

Kam fëmijë 7 vjeç që i bëjnë vijat në këtë mënyrë, pres që vija të jetë e drejtë. Nuk ka lidhje me televizionin, e kam me VAR, e di që është vija e VAR. Dhe unë si gjithë të tjerët kam sy për ta parë.Është e vërtetë që vendosja e Tabakut nuk ishte e duhura. Ka ardhur nga moshat dhe është e drejtë që nuk ishte vendosje e duhur.Kemi dhe tre ndeshje dhe humbjet e fundit e kanë ndikuar objektivin Europë. Është një muaj i vështirë. Gjithsesi përgjegjësitë janë të miat dhe nuk dua të bëj polemika.Nuk jam personi që mund të flas për sezonin” – tha ai.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb