Një tërmet me magnitudë 6.3 është regjistruar në brigjet e Papua-Guinesë së Re.

Kjo është bërë e ditur nga Usgs, instituti amerikan për monitorimin e tërmeteve.

Tërmeti u identifikua në detin Bismarck rreth 200 kilometra larg bregut. Për momentin nuk raportohet për dëme apo viktima nga tërmeti, i cili ka ndodhur në një thellësi prej 10 kilometrash.

(Ansa/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: