Juventus 2-4 Inter

Inter ka fituar Kupën e Italisë, pasi mposhti 2-4 Juventusin në Olimpico, në një ndeshje totalisht të çmendur, ku pati disa përmbysje. Kështu, ekipi nga Milano kthehet te suksesi në këtë kompeticion, pas 11 vitesh mungesë. Zhgënjim në krahun tjetër, me Zonjën e Vjetër që dështon të marrë një trofe.

 

7 minuta. Kaq i mjaftuan kampionëve të Italisë  për të shënuar golin e parë . Ka qenë Barella që me një goditje nga larg nuk i ka lënë asnjë shans portierit rival.

 

 

Në minutën e 24-të, Vlahovic do kishte mundësi për të vendosur ekuilibrat, por nuk do ia dilte dot, pasi goditja e tij nuk është e saktë.

 

 

 

 

Pas gjysmë ore lojë, radhën e ka Dybala për të synuar kuadratin zikaltër, por edhe këtë herë pa rezultat.

 

Interi do dilte përpara në të 36-tën. Fillimisht do provonte Calhanoglu por topi do ndalej në mur, më pas Brozovic e dërgoi sferën në tribuna.

 

Pjesa e dytë do niste aty ku përfundoi e para. Presingu bardhezi shpërblehet me  gola të Alex Sandro dhe Vlahovic, për përmbysjen.

 

 

 

Në minutën e 80-të, Lautaro pengohet në zonë dhe penallti.Calhanoglu mori përsipër ekzekutimin e saj, duke çuar shifrat në 2-2.

 

 

 

Interi do fitonte sërish penallti, por këtë herë do tundtte rrjetën Perisic.

 

4 minuta më pas, përsëri Perisic që tregon klasin e tij me një gjuajtje nga larg. Shtesa e dytë nuk sjell asgjë, me Interin që mund të festojë trofeun e dytë sezonal, pas Superkupës.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb