Kur kane mbetur vetem disa ore qe te dime emrin e Presidentit te ri te Shqiperise, politika, media, analistet, punetoret, fermeret, biznesi, tregtaret, oligarket dhe jo vetem presin si ne ankth se kush do te jete ky burre apo kjo grua! Jane beret e gjithe si tifozet e nje finaleje te madhe, si fjala vjen Reali me Liverpulin dhe presin me ankth si do te perfundoje gjuajtja e penalltive…

Ne fakt, rezultatin, alias emrin e Presidentit, e di vetem Edi Rama dhe kjo me duket korrekte, per sa kohe ai ka ditur te vendose te parin rekord politik ne keto 30 vite demokraci: po qeveris per tre mandate rresht! Pasqyra politike e ketyre viteve i ka dhene atij “legjitimitetin” ta kete kete shans, packa se ka edhe opinione te ndryshme lidhur me emrin e Presidentit te ri.

Per shembull: gjate gjithe ketyre diteve, pervec disa emrave qe nga dinjoze gjer tek humoristike, jane permendur te ashtuquajturat “cilesite” e Presidentit. Aq mobile e rurale jane bere keto cilesi, sa menjehere te evokuojne kohen e shkuar, kur edhe ne shkolle mesonim 10 cilesite e komunizmit?!…

Mazhoranca ne unison ka dhene gjer tani vetem nje cilesi: te jete i ndryshem nga presidenti qe po iken. Te tjere analiste, nga ata qe analizojne qe nga politika globale dhe ate lokale, qe nga kozmosi gjer tek fermeret e Lushnjes, qe nga bizneset e Elon Musk gjer tek qershite e xha Kadriut ne Diber, qe nga te pasmet e Kim Kardashian, gjer tek tradhetia e nje goce te martuar ne Librazhd, permendin cdo nate njemije e nje cilesi qe duhet te kete Presidenti i ri. Te mos jete hajdut, te jete i ndershem, te jete politik, te jete i paanshem, te respektoje kushtetuten, t’ia mbledhe Edi Rames, te mos pyese per Sali non-graten, e dhjetra e dhjetra te tjera si keto.
Nje gje eshte e sigurte: Presidenti i ri do te jete i ndryshem nga Ilir Meta, perderisa ky nuk do te jete serish ai. Plotesohet keshtu e vetmja cilesi e mazhorances per Presidentin e ri.

Ne fakt, por ky eshte vetem mendimi im, Presidenti i ri duhet te kete vetem nje cilesi: ta admirojme!
Ta admirojme per gjithe sjelljen ne krye te shtetit, ne mbrojtje te Kushtetutes, te unitetit te qytetareve, larg protagonizmave te pavend. Nuk ka rendesi ta admirosh tan, por ne vijim e ne fund te mandatit!
Me fat e me shprese!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: