Një ngjarje e rëndë është raportuar në Indi, ku një vajzë e vogël, vetëm pesë vjeç, është lidhur nga nëna e saj dhe është lënë në tarracën e shtëpisë të vuante nën temperaturat përvëluese të Delhit.

Arsyeja për një ndëshkim të tillë mizor, është fakti se vogëlushja nuk kishte kryer detyrat e shtëpisë.

Video e shpërndarë nga NDTV, tregon vajzën e cila është duke përpëlitur dhe duke bërtitur ndërsa përpiqet të çlirohet nga litarë me të cilat e kishte lidhur mamaja.

Ndërkohë, raportimet në lidhje me temperaturat në Delhi, tregojnë deri në 43oC.

Ishte një nga fqinjët e familjes ai që edhe ka xhiruar pamjet, të cilat saktësisht kanë ndodhur në verilindje të kryeqytetit indian, në Khajury Khas më 2 qershor rreth orës 14:00.

Pas bërjes virale të videos, Policia e Delhit nisi një hetim për të identifikuar të miturën.

Me anë një postimi në rrjetin social Twitter, Policia e Delhit ka sqaruar se nënë e vajzës është identifikuar dhe është arrestuar.

Qershori jo vetëm që është një nga muajt më të nxehtë në Delhi, por ora në të cilën nëna ka nxjerrë vajzën në tarracë, është gjithashtu një nga orët më të nxehta të ditës.

NDTV raportoi se nëna e kishte lënë vajzën e saj në çati për pesë deri në shtatë minuta.

Nuk dihet ende nëse vajza ka pësuar djegie apo lëndime.

Babai i vajzës, Raj Kumar, rrobaqepës, nuk ishte në shtëpi kur ndodhi ngjarja, ai i tha policisë se në atë kohë ishte larguar nga shtëpia për të riparuar biçikletën e tij.

Në këtë kohë, bashkëshortja e tij ishte në shtëpi me vajzën dhe djalin 11-vjeçar.

Kumar tha se pasi mori një telefonatë nga babai i tij, i cili pa fëmijën të lidhur në tarracë, nxitoi për në shtëpi.

“Gruaja ime u zemërua dhe e ndëshkoi. Kur më tha babai, atë ditë e qortova shumë gruan time, por të nesërmen më dërgoi videon një i afërm nga fshati ynë. Unë e qortova gruan time”, tha ai.

Xhaxhai i vajzës është shprehur se kunata e tij i rreh fëmijët për gjënë më të vogël.

“Nëse dikush nga familja përpiqet të ndërhyjë, ajo thotë se janë fëmijët e tyre dhe vetëm ajo ka të drejta mbi ta. Ajo nuk ishte e tillë më parë, ajo është bërë e tillë në dy-tre vitet e fundit”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: