Një zyrtar i lartë Komisionit Evropian, i ngarkuar më çështjet e zgjerimit të BE-së, ka deklaruar se KE po punon për hapjen e një kapitulli të ri në negociatat për anëtarësimin e Serbisë në bllok, por nuk dihet kur do të ndodhë një gjë e tillë.
Ai ka shtuar se njëlloj e paqartë është edhe fakti nëse kapitujt do të hapen.
Zyrtari ka shtuar se pasi KE rekomandoi dhënien e statusit të kandidatit për anëtarësim Ukrainës dhe Moldavisë, duke theksuar se diskutimet për harmonizimin ose mos harmonizimin e Serbisë me masat e BE-së janë duke u zhvilluar, çka ka ngritur edhe dyshimet nëse do të hapen apo jo kapitujt e radhës.
Kujtojmë se në fund të vitit të kaluar janë hapur katër kapituj për Beogradin.