Emri i Neymar sa vjen e përmendet në media. PSG do të ishte e kënaqur nëse do e shiste, pasi jo vetëm që do përfitonte të holla, por nuk do paguantë më mbi 40 milionë euro, për një lojtar që nuk po jep aq sa duhet.

Sipas El Chiringuito, Barcelona ka marrë disa telefonata nga ndërmjetësit e klubit parizian, mbi të gjitha Pini Zahavi, agjenti i Neymar. Gjithsesi, sipas José Alvarez Haya, gazetar i njohur spanjoll i El Chiringuito, katalanasit nuk janë të interesuar, pasi janë të zhytur kokë e këmbë në pistën Lewandowski. Situata mund të ndryshojë në muajin e ardhshëm, por për momentin nuk mund të thuhet asgjë.

Një rikthim te Barcelona për 30 vjeçarin do të ishte i mirëpritur dhe shifra e kërkuar për kryerjen e operacionit është 50 milionë euro. Hipotezë e vështirë kjo, por jo e pamundur.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: