Barcelona i ka të qarta objektivat e kësaj vere. Katalanasit synojnë që të transferojnë në Camp Nou  Lewandowski, Bernardo Silva dhe Koundé. Sipas mediave të huaja, gjigandët nga La Liga kanë kërkuar nga këta lojtarë durim dhe pritje, deri në zgjidhjen e disa problemeve ekonomike që klubi ka.

Trajneri Xavi është futur vetë në tratativa dhe ka marrë aprovimin e pritjes nga 2 lojtarë. Sulmuesi i Bayernit Lewa dhe mesfushori i Cityt, Silva preferojnë shumë një kalim te Barça dhe për këtë arsye, janë të gatshëm të japin kohën e duhur ekipit të tyre të ardhshëm. Problematike qëndron situata te anësori i Sevillias Kounde, i cili nuk ka dhënë asnjë përgjigje (Rreth pritjes).

Në sezonin e ardhshëm të La Liga do kërkohet padyshim rikthimi te titulli. Gjithsesi, fillimisht, drejtuesit janë të bindur se kjo arrihet me një merkato të madhe.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: