Një sipërfaqe e madhe me pyje e shkurre është përfshirë nga flakët në Krastën e Krujës. Gazetari Andi Shota raportoi për “BalkanWeb” se zjarri deri tani ka shkrumbuar mbi 10 hektarë pyje dhe vijon të avancojë duke u përhapur me shpejtësi.

Zjarri sipas zjarrfikësve është i qëllimshëm pasi janë disa vatra. Dy grupe të forcave zjarrfikëse të Krujës janë në vend duke u përpjekur të lokalizojnë flakët, por kjo është mjaft e vështirë për shkak të terrenit dhe mungesës së rrugës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: