TIRANE- Rrjeti elektrik i një pallati në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet është djegur, duke rrezikuar jetën e banorëve. Pasi janë sinjalizuar për rastin, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur uniformat blu dhe forcat zjarrfikëse, dhe po punojnë për normalizimin e situatës.

Për arsye sigurie janë evakuuar menjëherë të gjithë banorët e pallatit.

Policia ndërkaq, ka nisur hetimet për shkaqet e zjarrit që përfshiu rrjetin elektrik të pallatit në rrugën “Ibrahim Rugova”, në afërsi të vilës “31”, i cili fillimisht mësohet se ka rënë në bodrumin e godinës.

Nga zjarri i rënë nuk ka të dëmtuar në njerëz por vetëm janë djegur disa mbeturina të cilat ndodheshin në bodrumin e pallatit, pasi zjarrfikësit bënë të mundur fikjen e zjarrit në kohë.

Shkak i rënjes së zjarrit mendohet një shkëndi elektrike.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb