TIRANË- Vijojnë ndryshimet në nivel zv.ministrash në kabinetin qeveritar Rama. Mësohet se posti i zv.ministres së Integrimit i është besuar Eralda Methasanit, ndërsa në postin e zv.ministrit të Arsimit është emëruar Redi Shtino.

Ndryshime ka pasur edhe tek ministria e Mjedisit, ku në postin e zv.ministrit është emëriar Kledi Xhaxhiu. Në ministrinë e Drejtësisë postin e zh.ministrit do ta mbajë Eridian Salianji, ndërsa i njëjti post i është besuar në ministrinë e Mbrojtjes edhe Idlir Peçit

Ndërsa dje u zëvendësua zëvendësministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Gentiana Sula, e cila mori në drejtim Autoritetin për Informim mbi dosjet e ish- Sigurimit te Shteti 1944-1990. Këto ndryshime vijnë fill pas ndryshimeve në nivel ministrash, ku Shkëlqim Cani u largua nga Ministria e Financave për t’ja lënë vendin Arben Ahmetajt që më herët ishte tek Ministira e Ekonomisë. Ndërsa vendin e Ahmetajt tek Ekonomia e zuri Milva Ikonomi.
(ma.ar/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: