Marrëdhënia mes Wanda Narës dhe Mauro Icardit vazhdon të mbushë faqet e mediave rozë në mbarë botën.

Sipas asaj që shkruajnë mediat argjentinase, bukuroshja Nara ka nisur një histori dashurie me një lojtar tjetër.

Gazetari Lucas Bertero shpjegon: “Wanda ka muaj që flirton me një futbollist tjetër. Ne po flasim për diçka jo të sotme, por që ka disa muaj që ndodh.Po flasim për një futbollist që ka luajtur në disa klube në Argjentinë”.

Kështu, situata trazohet akoma më shumë. Sikur të mos mjaftonte fillimi i vitit për çiftin në fjalë, tanimë shtohen edhe më shumë thashethemet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: