Tashmë është zyrtare. Andrea Pinamonti është lojtari më i ri i Sassuolos. Sulmuesi vjen te klubi nga Reggio Emilia në formën e huazimit me detyrim blerje nga Interi.
Sulmuesi 23 vjeçar spikati në sezonin e kaluar me Empolin, ku realizoi mjaft gola. Pinamonti ka luajtur edhe për Genoa dhe Frosinone.
“Merkato. Andrea Pinamonti është lojtari më i ri i Sassuolos. Mirësevjen Andrea” – Shkruan Sassuolo. Debutimi mund të vijë ndaj Juves, në fundjavë.
(BalkanWeb)