Ish presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar sërish për kontrollin që u krye në rezidencën e tij në Mar-a-Lago nga FBI.
Trump u shpreh se nuk ishte nevoja të sekuestrohej asgjë, referuar raporteve se në pasuritë e tij janë gjetur dokumente të klasifikuara dhe tepër sekrete.
“E para, ishte e gjitha e deklasifikuar. E dyta, ata nuk kishin nevojë të ‘sekuestronin’ asgjë. Ata mund ta kishin pasur sa herë të donin pa luajtur politikë dhe pa u futur me forcë në Mar-a-Lago. Ishte në ruajtje të sigurt, me një bllokues shtesë të vendosur sipas kërkesës së tyre. Ata mund ta kishin pasur kurdo që të dëshironin – edhe shumë kohë më parë.
Gjithçka që duhet të bënë është të mi kërkonin. Problemi më i madh është, çfarë do të bëjnë ata me 33 milionë faqet e dokumenteve, shumë prej të cilave janë të klasifikuara, që Presidenti Obama i çoi në Çikago?”, u shpreh Trump.
(BalkanWeb)