Ndeshja mes Brazilit dhe Argjentinës e cila ishte e vlefshme për kualifikueset e Botërorit Katar 2022 nuk do të zhvillohet.FIFA mori një vendim ditën e sotme lidhur mbi sfidën e datës 5 shtator 2021 e cila u ndërpre pak minuta nga starti i saj nga ana e autoriteteve lokale për shkak të se disa nga lojtarët e miqve të cilët rezultuan pozitiv me COVID-19 dhe u vendosën në izolim nga pjesa tjetër.

Ky vendim është marrë, pasi FIFA ka shqyrtuar situatën lidhur me dy ekipet që janë të kualifikuara për në Botëror, ku vështirësia me gjetjen e një date për tu luajtur ka bërë që të merret vendimi për mos ta rikuperuar më këtë sfidë. PanoramaSport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: