30-vjeçari shqiptar Esmin Ferhati i arrestuar sot pas një super aksioni nga autoritete greke,  rezulton të jetë kushëriri Alesio Xhelo nga Fieri, ose i të famshmit “Titi”.

Xhelo, ose ndryshe Titi, përdor edhe emrin Astrit Hasani. Ai është një person i shumëkërkuar në Greqi, i arratisur nga burgu grek në qershor 2019 duke marrë peng një police dhe i kapur në Vlorë me armë pa leje në muajin tetor 2019.

Që prej kësaj kohë nuk është dëgjuar më për fatin e tij.

Titi ka qenë i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një greku dhe i përfshirë në 8 shkëmbime zjarri me policinë në Greqi, si dhe në dhunimin e gruas se një diplomati të huaj gjatë grabitjes së shtëpisë së tyre dhe në rrëmbimin e një të riu që e liroi pasi mori shumë para nga familja e tij.

4afaa3ed 8747 454d B359 E21edb6bfd5e
(Esmin Ferhati)

Zonë e Zografos ku u bë operacioni sot mesa duket kontrollohet nga ky grup, sipas mediave.

Në 2020 gjatë kontrolleve po në Zografo ku pati dhe shkëmbim zjarri, u kap shoku i ngushtë i Titit dhe më pas u arratis nipi i tij.

F9c02f12 E25c 49b2 A5d7 1a00eef188f5

(Alesio Xhelo ; Titi)

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb