Asnjë humbje jetë në 24 orët e fundit në vendin tonë si pasojë e Covid-19. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se nga 413 testime, kanë rezultuar pozitivë 22 qytetarë.

Sakaq në spital ndodhen duke u trajtuar 5 pacientë.

“Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 413 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 22 qytetarë, në këto bashki: 12 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Shkodër, Kamëz, nga 1 qytetarë në Fier, Mallakastër, Vlorë, Delvinë, Gjirokastër, Gramsh.

Janë 467 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 5 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 37 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,083 që nga fillimi i epidemisë”, njofton MSH.

Statistika (2 Tetor 2022)

Raste të reja ditore 22
Të shëruar në 24 orë 37
Të shtruar në spitale 5
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 413

Testime totale 1,982,731
Raste pozitive 331,139
Raste të shëruara 327,083
Raste Aktive 467
Humbje jete 3,589

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 255
Elbasan 41
Fier 36
Vlorë 28
Durrës 17
Gjirokastër 19

Dibër 16
Lezhë 20
Shkodër 14
Korçë 10
Berat 9
Kukës 2

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: