TIRANE– Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut deklaroi se në fund të muajit maj pritet të mbahet kongresi ku do të vendoset për drejtimin dhe zgjedhjet e reja në këtë forcë.

Në një deklaratë për mediat, përfaqësuesi i PBDNJ-së, Thoma Melo pohoi se kongres do të vendoset dhe në lidhje me aleancat me forcat e tjera politike.

“PBDNJ vendosi thirrjen e kongresit deri në fund të muajit majit. U vendos ngritja e grupit organizator nga zoti Karramelo. Aleancat dhe koalicionet do të diskutohen në Partinë për të Drejtat e Njeriut.”, tha Melo.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: