Napoli shijon i vetëm kreun e Serie A. Ekipi i Spallettit po përjeton një moment fantastik, ku përballë Cremonese-s siguroi fitoren e 7-të në 9-të javë. Në fakt, blutë edhe një vit më parë kishin një ecuri të tillë, madje edhe më pozitive, me 8 fitore dhe një barazim në 9 javë.

Kundër Cremonese, në fitoren 1-4 realizuan katër lojtarë të ndryshëm, duke e dërguar në 12 numrin e lojtarëve që kanë shënuar këtë sezon. Deri në këtë pikë të sezonit, askush nga ekipet në 5 kampionet më të fortë në Evropë nuk e ka një shpërndarje të tillë të golave.

Napoli përfitoi në maksimum nga kjo javë pasi dy ndjekësit e tyre më të afërt, Udinese dhe Atalanta u ndalën në një barazim 2-2.

Me tre pikë më pak në tabelë, Milan vijon të ruaj hapin e Napolit. Kuqezinjtë e Stefano Piolit arritën një fitore të madhe në “San Siro” duke mposhtur Juven me rezultatin e pastër 2-0. Tomori dhe Diaz realizuan nga një gol për pjesë.

Një 3-pikësh këtë javë siguroi edhe Roma. Verdhekuqtë e Jose Mourinho-s mposhtën Lecce me rezultatin 2-1. Festa nuk ishte e plotë në radhët e ekipit kryeqytetas, pasi Dybala, autori i golit të dytë, u largua menjëherë nga fusha e lojës pas një tërheqje në kofshën e majtë, një dëmtim që ka vënë ndjeshëm në pikëpyetje prezencën e tij në Botëror.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb