Marka e famshme e atleteve dhe këpucëve Skechers pretendon se i është dashur të përzërë Kanye West, nga zyrat e tyre në Los Angeles pasi ai u shfaq aty pa lajmëruar dhe pa pasur një ftesë.

Firma deklaroi më tej se nuk kishte “asnjë qëllim” të punonte me reperin dhe stilistin i cili së fundmi u shkëput nga kontrata e tij me gjigantin e veshjeve Adidas për shkak të komenteve të tij në media.

Marka tha: “Ne dënojmë vërejtjet e tij të fundit përçarëse dhe nuk tolerojmë antisemitizmin ose ndonjë formë tjetër të gjuhës së urrejtjes”.

West, i cili është diagnostikuar me çrregullim bipolar, ka qenë i përfshirë në një sërë grindjesh të profilit të lartë me marka të mëdha muajt e fundit dhe shumë prej tyre kanë ndërprerë lidhjet.

Skandalet ka të ngjarë të godasin të ardhurat e reperit dhe ai ka humbur pozicionin e tij në listën e miliarderëve të revistës Forbes. Revista vlerëson se humbja e partneritetit të Adidas ka ulur pasurinë e tij neto nga 1.5 miliardë dollarë në 400 milion dollarë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: