Kosova nuk fiton sërish. Pas barazimit 2-2 me Armeninë, “Dardanët” nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 ndaj Ishujve Faroe.
Në “Fadil Vokrri”, Bislimi do realizonte një supergol në minutën e 64-të, duke dërguar në festë ata pak të pranishëm në shkallët e stadiumit. Mysafirët do barazonin shifrat përfundimisht në të 77-tën me Radosavljevic S.
Trajneri i Kosovës, Giresse sheh t’i dështojë eksperimenti i dytë radhazi dhe tashmë skuadra duket në rënie të lirë. Ndeshja e radhës është ndaj Izraelit, në Mars.
(BalkanWeb)
