Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhacka ka udhëtuar sot drejt Bukureshtit ku në datat 28 deri në 30 nëntor do të mbahen dy takime të rëndësishme.

Ministrja Xhaçka do të marrë pjesë në Takimin e Udhëheqësve, i Mynihut (Munich Leaders Meeting 2022), bashkë-organizuar edhe nga Rumania këtë vit.

Ky takim i nivelit të lartë organizohet në kuadër të Konferencës së Munihut për Sigurinë (MSC), i njohur edhe si Core Group Meeting (Takimi i Grupit Bërthamë), dhe ofron një mundësi të mirë për të diskutuar mbisfidat kryesore të sigurisë në Evropën Lindore dhe Juglindore, përfshirë të ardhmen e Ballkanit Perëndimor dhe rajonit të Detit të Zi, si edhe kërcënimin që paraqet Rusia për rendinndërkombëtar, marrë parasysh mësymjen ushtarake ndaj Ukrainës.

Ndërsa të martën e të mërkurën do të mbahet në Bukuresht ministeriali i MPJ të vendeve aleate të NATO-s.

Takimi i Ministrave të Jashtëm parqet një mundësi mjaft të mirë për analizimin e situatës aktuale të sigurisë, vecanërisht vijimin e luftës në Ukrainë si dhe zbatimin e vendimeve kyce të marra nga drejtuesit e qeverive në samitin e NATO, Madrid qershor 2022.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: