Sergio Busquets ka dhënë prononcimin e tij për mediat, pas eliminimit të Spanjës nga Kupa e Botës.

“Kemi bërë merita duke gjetur më shumë vrima. Në fund patëm shansin e Sarabisë. Janë vendosur penalltitë në mënyrën më mizore. Jemi munduar t’i konsumojmë, të gjejmë hapësira. Na ka munguar ai pak fat nga pasimi apo gjuajtja e fundit.I humbëm të tre penalltitë. E rëndësishme është përzgjedhja dhe jo unë. Është një natë e vështirë dhe që shërben si një eksperiencë për të ardhmen me një grup shumë të mirë dhe të ri. Kjo do të ashpërsohet dhe ne duhet të vazhdojmë” – Tha ai. Iberikët u mundën në penallti nga Maroku.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb