Trajneri i Kukësit, Enkeleid Dobi i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve para ndeshjes me Teutës.

“Teuta? Nesër e tregon fusha se ku jemi por kemi bërë një minifazë të mirë dhe tani presim rendimentin e punës. Mendojmë dhe do të bëjmë çmos për te marrë 3 pikët. Nga situata që jemi duhet futore dhe jo vetëm maksimumi sepse këto situata kërkojnë sakrificë dhe punë të jashtëzakonshme.

Miqësoret? Ndeshjet miqësore kam një mënyrë që të na nxjerrin gabimet. Nuk dua rezultat por skema dhe mënyrën e të menduarit. Ka anë të mira por edhe anë që duhen punuar e përmirësuar. Ka gjëra qe duhen çuar në perfeksion por edhe që duhen minimuzar sepse futbolli është me gabime. Sot kam 3 muaj që punoj dhe i di karakteristikat e mira dhe ato që duhet ngritur në nivel.

Mungesa? Mungon Shqiprim Taipi për kartonë por edhe Gyasi e Meksi të dëmtuar. Pjesa tjetër stërvitet dhe shpresojmë të kemi ekip solid dhe të konsoliduar për të marrë rezultat” – Tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: