Ludovika De Biazi ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare. Mediat italiane thonë se ajo ishte tezja e trajnerit të Kombëtares shqiptare të futbollit, Xhani De Biazit.

Sipas lajmit të publikuar në “La Tribuna di Trevizo”, Ludovika vdiq dje pasi vuante prej kohësh nga një sëmundje e gjatë. Pak ditë më parë De Biazi e takoi për t’i treguar edhe trofeun e fundit të fituar prej tij “Pankinën e Artë”.

“Të gjithë e kujtojnë si një grua miqësore dhe të qeshur, e hapur dhe moderne që komunikonte me të gjithë”,-shkruan portali italian./panoramasport
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: