Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis ndodhet në Shqipëri për një vizitë zyrtare. Gazetari Ergys Gjençaj raportoi për “BalkanWeb” se mëngjesin e sotëm, rreth orës 09:30 Mitsotakis ka mbërritur me helikopter në Himarë, ku ka vizituar shkollën greke.

Axhenda e tij nis pikërisht me Himarën, duke theksuar me këtë vizitë rëndësinë e minoritetit grek për shtetin fqinj.

Pas vizitës në shkollën Omiros, Presidenti grek ka vizituar dhe Kishën dhe është takuar me qytetarët në shëtitoren e Himarës. Banorët e kanë pritur me thirrje dhe flamuj grekë. Para zyrës së Omonia-s, kreu i saj Fredi Bejleri ka mbajtur një fjalim në greqisht dhe më pas ka qenë Mitsotakis që i është drejtuar qytetarëve me një mesazh.

Një ndalesë e Mitsotakis do të jetë dhe në zyrat e Omonias.
Në Livadhja do të ketë një tjetër vizitë dhe më pas do të udhëtojë drejt Dervicanit në Gjirokastër, ku ndodhet po ashtu një pjesë e minoritetit grek në Shqipëri.

Pas këtyre vizitave, kryeministri i Greqisë do të takojë kryeministrin Edi Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb