Pornostarja libaneze Mia Khalifa është kërcënuar me vdekje, pasi ka xhiruar skena seksi me një veshje islamike. 21-vjeçarja që jeton në Miami ka rreth 100 mijë ndjekës në rrjetin social “Twitter”, ku merr komplimente por edhe kërcënime të shumta. Dikush ka publikuar në internet një foto të terroristëve të ISIS duke prerë kokën e vajzës, si paralajmërim për pornostaren. Por Mia Khalifa duket se nuk është shqetësuar aspak nga këto kërcënime.

“A nuk keni gjëra më të rëndësishme për t’u shqetësuar atje në Lindjen e Mesme? Për shembull të gjeni ndonjë president? Ose të ndaloni ISIS? Si ndjehem kur e di që jam gruaja më e urryer në Arabi? Shumë mirë, vetë Timeflies ka shkruar një këngë për mua”, -ka deklaruar 21-vjeçarja.
(er.nu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: