TIRANE – Babai i Lekë Tunës, drejtori i OSHEE-së në Kurbin, ka reaguar pas akuzave të Partisë Demokratike, se djali i tij është kreu i një grupi kriminal që vidhte dhe trafikonte makina. Në një komunikim telefonik në “News24”, babai i Lekë Tunës tha se djali i tij nuk është i implikuar në trafik makinash dhe këtë e ka konfirmuar edhe Prokuroria e Shkodrës.

“Djali im është blerës i një makine të rëndomtë, Wolskwagen autoveturë. Organi i akuzës i Shkodrës dhe hetuesia e Shkodrës janë prononcuar mbrëmë dhe kanë thënë që blerësit nuk janë të implikuar. Eshtë turp të përgojohet për kredo politike figura e djalit tim, i cili momentalisht është i ndaluar për të denoncuar dhe jo si i implikuar në trafik. Trafikanti është i ndaluar dhe e pranon që unë e kam shitur.”- deklaroi i ati i Tunës.

Në një deklaratë për mediat, kreu i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë, Enkelejd Alibeaj denoncoi emërimin në krye të OSHEE-së së Kurbinit të një personi që opozita thotë se ka qenë kreu i një grupi kriminal që vidhte dhe trafikonte makina.

“Lekë Tuna është kreu i një grupi kriminal që vidhte dhe trafikonte makina, e pikërisht me Edi Ramën u shpërblye duke u bërë drejtori i OSHEE për Kurbinin. Pas një hetimi të gjatë të prokurorisë së Shkodrës ky person u arrestua natën e 5 prillit, nën akuzën e trafikimit të mjeteve motorike”, tha Alibeaj.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb