Një 13-vjeçare shqiptare dhe shoqja e saj rumune janë zhdukur pa gjurmë në Itali prej 48 orësh. Shqiptarja e quajtur Selma dhe shoqja e Roksana u zhdukën që nga dita e shtunë.

Vajzat kishin dalë nga shkolla për të marrë autobusin për në Castelfranco Veneto në Itali. Që atëherë nuk ka asnjë lajm nga vajzat dhe prindërit lajmëruan zhdukjen e tyre pasi ato nuk u kthyen në shtëpi në mesditë.

Pavarësisht kërkimeve intensive, nuk ka asnjë gjurmë për to. Mediat italiane shkruajnë se vajzat mund të jenë arratisur, por familjet janë të dëshpëruara për fatin e tyre.

Vajzat jetojnë tash e saj vjet në Itali, dhe janë të integruara mirë atje. Prindërit u bëjnë thirrje vajzave që të kthehen në shtëpi, derisa Policia e Castelfranco është ende në kërkim.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: