KUVAJT- Punonjësit e sektorit të naftës në Kuvajt sot në ditën e dytë të grevës së përgjithshme, një faktor që po ndikon ndjeshëm në prodhimin e naftës në Emiratet e Bashkuara duke shënuar një zhvlerësim prej më shumë se 60 për qind, ndërsa qeveria po përpiqet të rekrutojë krah pune jashtë vendit.

Sindikata u bëri thirrje nëpërmjet një postimi në platformën Twitter, të gjithë punëtorëve të sektorit të naftës se greva do të vijojë edhe më tej.

Prodhimi i naftës në Kuvajt, anëtar i OPEC-ut pësoi rënie nga 3 milionë fuçi në ditë në 1,1 milionë fuçi në ditë, gjithashtu edhe përpunimi i naftës në Emiratet e Bashkuara shënoi rënie në 520.000 fuçi në ditë, kundrejt 930.000 fuçi në ditë përpara grevës.

“Një zëdhënës i “Kuwait National Petroleum Co” (KNPC- institucion shtetëror), Khaled al-Assoussi”, deklaroi sot se Emiratet do të vijojnë të eksportojnë naftë të papërpunuar dhe produkte të tjera të naftës.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: