Publikohen pamjet e momentit të vendosjes së tritolit një lokali në rrugën “ ‘Donald Trump” në Kamzë, nga një i ri. Ngjarja ka ndodhur më datë 18/11/2023, rreth orës 04:25.

Pamjet janë siguruar për BalkanWeb nga gazetari Igli Çelmeta. Në pamjet e siguruara duket momenti se si autori me kapele del nga makina hedh lëndën plasëse pranë lokalit në Kamëz, ndërsa dikush tjetër e pret në makinë.

Njoftimi i policisë:

Kamëz/Informacion paraprak

Më datë 18.11.2023, rreth orës 04:25, në rrugën “Donald Trump”, në ambientet e jashtme të një lokali të marrë me qira nga shtetasi O. M., 24 vjeç, dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse.

Si pasojë është dëmtuar fasada e jashtme e lokalit dhe janë thyer disa xhama. Nuk ka persona të dëmtuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb