Futbollisti ganez Agyemang Diawusie ka ndërruar jetë në moshën 25-vjeçare në Gjermani. Arsyet janë ende të paqarta, me klubin që bëri të ditur lajmin nëpërmjet një postimi.
“Këtë martë, Jahn Regensburg mori lajmin e tmerrshëm se futbollisti ynë Agyemang Diawusie ka ndërruar jetë. Jemi të tronditur dhe thellësisht të pikëlluar nga kjo ngjarje” – Shkruan klubi.
Agyemang Diaëusie aktivizohej te Regensburg, në Bundesligën 2 gjermane. Ndonëse i lindur nga prindër ganez, ai luajti për Gjermaninë në nivelin e të rinjve, te U19.
Diawusie e filloi karrierën e tij të futbollit në skuadrën e Bundesligës, RB Leipzig përpara se të vazhdonte të luante për FC Ingolstadt, Dynamo Dresden dhe SpVgg Bayreuth.
(J.S/BalkanWeb)