Një surprizë u shënua në kremtimin e 100-vjetorit të themelimit të Bashkësisë Islame të Kroacisë, ku i ftuar ishte dhe presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan.

Homologja e tij kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviç, duke mbajtur fjalimin e saj të rastit, në një moment iu drejtua të pranishmëve duke i përshëndetur si një myslimane.

“Esselamu Alejkum” – ishin fjalët e presidentes Kitaroviç në shenjë respekti për komunitetin musliman në Kroacisë, gjest që provokoi duartrokitje të mëdha nga e gjithë salla.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb