* Viktimës i është gjetur një armë në çantë
*Autori ka shkuar në tavolinë dhe i ka folur në emër viktimës

*Pasi i ka folur, autori ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar 2 herë
*Ne tryeze me viktimen nje polic dhe nje gazetar

TIRANE- TV News 24 ka siguruar një foto ekskluzive nga momenti i vrasjes së 36-vjeçarit Elton Çiça në lokalin “De Niro” mbrëmjen e djeshme.

Gazetarja Dorjana Bezat bën me dije se fotoja është mundur të sigurohet nga kamerat e sigurisë që kanë filmuar vrasjen. Në të shihet autori me kurriz. Ai është veshur sportiv, ndërsa në kokë mban një kapele për të fshehur tiparet e fytyrës.

Momenti i vrasjes me video

Bezat raporton se bëhet fjalë për një vrasje të tipit mafioz, pasi autori ka hyrë me shpejtësi në lokal, është drejtuar menjëherë nga tavolina ku ndodhej Çiça me kater persona të tjerë dhe e ka qëlluar me dy plumba në kokë me gjakftohtësinë më të madhe. Mësohet se një nga personat që ndodhej në tavolinë me viktimën ishte oficer policie, kurse tjetri gazetar. Pasi ka kryer vrasjen ai është larguar me shpejtësi nga lokali.

Dyshohet që autori është një person rreth të 40-ve, por policia nuk ka mundur ende ta identifikojë.

Ngjarja ka shkaktuar panik se në vendngjarje ka pasur shumë dëshmitarë që ishin ulur në lokal. Mësohet se policia ka konfiskuar kamerat dhe po kqyr pamjet për të identifikuar dhe kapur autorin.

DETAJE TE REJA NGA DINAMIKA E NGJARJES
Ndërsa orët kalojnë, detaje të reja zbulohen nga vrasja e mbrëmshme në ish-Bllok, në një lokal tejet të populluar me klientelë.
Mësohet se autori i vrasjes u ndihmua nga 2 persona teksa doli nga lokali ku kreu vrasjen e shtetasit Elton Çiça. Dëshmitarë pohojnë se autori i veshur me bluzë sportive, xhinse blu dhe fytyrën e mbante të fshehur me një kapele të bardhë i është drejtuar me emër viktimës, Elton Çiça. Pasi i ka folur, autori ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar 2 herë.
Një detaj që përforcon pistën e hakmarrjes, ka qenë dhe zbulimi i një arme në cantën e viktimës.
Ndërkaq burimet kofnirmojnë se në tavolinë me viktimën ndodheshin dhe 4 persona.

SHOQEROHET ERVIS IMERI
Ndërkohë të hënën, policia bëri të ditur se ka shoqëruar Ervis Imerin, të dyshuar për vrasjen.
Pas vrasjes, edhe gazetari e polici qe ndodheshin ne tavoline me viktimen janë marrë për disa orë në pyetje.

Pista e hakmarrjes
Nga të dhënat e para dyshohet se shkaku i ngjarjes mund të ketë qenë hakmarrja. Policia po merr të dhënat me të shkuarën e viktimës, për të zbuluar nëse ka pasur ose jo konflikt me persona të tjerë.

Sipas dëshmitarëve, pasi qëlloi mbi viktimën, i riu që nuk mbante maskë por një kapele në kokë dhe i veshur me rroba sportive, është larguar në këmbë nga një rrugicë pas ambienteve të lokalit dhe më pas duke përfituar edhe nga nata, mundi të largohej.

Elton Çiço është një nga djemtë e çiftit të moshuar që u grabit dhe u dhunua në qytetin e Tepelenës më 31 mars të vitit të shkuar. Pas kësaj ngjarje të rëndë, djemtë e çiftit Naim dhe Andoleta Çiço u zotuan se do marrin hak.

Më 8 qershor të vitit të shkuar u vra me armë zjarri në Durrës shtetasi Robert Rama, që mendohej se ishte një nga personat që kreu grabitjen.
Më pas, rreth një muaj më vonë, më 12 korrik, Ervis Imerit iu vendos eksploziv poshtë makinës në zonën e Kombinatit në Tiranë.
Edhe Imeri mendohej se ishte një nga autorët e grabitjes. Për fat ai e pikasi eksplozivin përpara se të shpërthente. Por nuk pati fat vëllai i tij, Elton Imeri.

Ai mbeti i plagosur rëndë nga shpërthimi i eksplozivit në makinën e tij mesditën e 8 dhjetorit të shkuar.

(ma.ar/d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: